March 20, 2026
1 min read

Haradinaj: Kurti ka vendosur ta largojë projektin për autostradën e Dukagjinit nga mbështetja financiare

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka hedhur kritika ndaj kryeministrit të vendit, Albin Kurti.

Sipas kreut të AAK-së, Kurti ka vendosur ta largojë projektin për autostradën e Dukagjinit nga mbështetja financiare.

Haradinaj thotë se kjo autostradë do të lidhte Istogun, Pejën, Deçanin, Gjakovën, Rahovecin, Suharekën dhe Prizrenin në një korridor të vetëm ekonomik.

Postimi i plotë:

Në Qeverinë Haradinaj, projektimi i Autostradës së Dukagjinit ka qenë një hap konkret drejt realizimit të një prej projekteve më të rëndësishme zhvillimore për Kosovën.

Por, në vend që ky projekt të shtyhej përpara, Qeveria Kurti ka vendosur ta largojë nga mbështetja financiare, duke e lënë anash një proces që do të kishte ndikim të drejtpërdrejtë në ekonomi, turizëm dhe zhvillimin rajonal.

Kjo nuk është thjesht një çështje buxheti, është çështje prioritetesh.

Sepse çdo projektim i përfunduar është bazë për investim, për ndërtim dhe për zhvillim konkret. Heqja e mbështetjes financiare nënkupton shtyrje të projektit, humbje kohe dhe humbje mundësish për qytetarët e Dukagjinit.

Kjo autostradë do të lidhte Istogun, Pejën, Deçanin, Gjakovën, Rahovecin, Suharekën dhe Prizrenin në një korridor të vetëm ekonomik. Do të ulte kostot për bizneset, do të rriste investimet dhe do ta kthente Dukagjinin në një zonë shumë më konkurruese.

Në vend të kësaj, kemi një qeveri që flet për zhvillim, por në praktikë ndalon projektet që e mundësojnë atë.

Pyetja është e thjeshtë: pse u largua nga financimi një projekt që i shërben drejtpërdrejt qytetarëve dhe ekonomisë së vendit?

Sepse qytetarët e Dukagjinit nuk kanë nevojë për arsyetime, ata kanë nevojë për këtë autostradë.

May be an image of map and text that says 'Istog Vushtpri Skenderaj Peje ፊታያያ Kline Drenas Deçan Malisheve Gjakove Rahovec Suhareke Suhareke'
May be an image of map and text

Latest from Blog

Go toTop