March 23, 2026
1 min read

Tragjedia në Majac, Prokuroria: Gjithçka nisi nga një mosmarrëveshje

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala, ka dhënë detaje shtesë lidhur me tragjedinë në Majac të Podujevës, që përfundoi me tre të vrarë.

Shala bëri të ditur se ngjarja nisi si pasojë e një mosmarrëveshjeje mes të dyshuarës kryesore dhe 45-vjeçarit, Ilaz Brahimit.

“Lidhur me këtë ngjarje tragjike, dyshohet se për shkak të një mosmarrëveshjeje ndërmjet tyre, situata ka eskaluar dhe më pas është përdor një armë zjarri, ku ka shtënë në drejtim të dy personave dhe për fat të keq për shkak të plagëve të marra, kanë ndërruar jetë dhe po ashtu e dyshuara kryesore e këtij akti ka ndërruar jetë”, tha Shala.

Ajo nuk dha detaje shtesë, pasi shtoi se hetimet janë ende në fazën preliminare.

Latest from Blog

Starmer: Ne e dinim për bisedimet SHBA-Iran

Kryeministri britanik Keir Starmer tha se Mbretëria e Bashkuar ka qenë në dijeni të bisedimeve midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit ditët e fundit. Duke iu drejtuar deputetëve, Starmer tha: “Për të
Go toTop