by
March 25, 2026
1 min read

Për 24 orë në Kosovë u ngritën 25 aktakuza ndaj 37 personave

Kohëve të fundit në Kosovë janë shpeshtuar rastet e kryerjes së veprave të shumta penale.

Këto raste kanë bërë që edhe institucionet e sigurisë e hetuesisë t’i intensifikojnë veprimet e tyre.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në nivel vendi janë ngritur 25 aktakuza për vepra të ndryshme penale, ndaj 37 personave.

“Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar nëntë (9) persona, si dhe janë parashtruar gjashtë (6) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit kundër tetë (8) personave, të dyshuar për kryerje të veprave penale.”, thuhet në njoftim.

Personat e ndaluar, në disa raste të ndara, dyshohet të kenë kryer vepra të ndryshme penale, përfshirë atë të dhunës në familje, të lëndimit të rëndë trupor, të sulmit, të kanosjes, të detyrimit, e të tjera. 

Latest from Blog

Aksident në Prishtinë, bllokohet trafiku

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në rrugën që të dërgon nga Prishtina drejt Mitrovicës. Sipas pamjeve të sigurara në këtë aksident trafiku janë përfshirë një kamionë dhe një veturë.

Tensionet SHBA-Iran rrisin sërish çmimet e naftës

Çmimet e naftës janë rritur pas përshkallëzimit të sulmeve mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, duke shtuar shqetësimet për mbylljen e deklaruar nga Teherani të Ngushticës së Hormuzit. Nafta Brent, referenca globale
Go toTop