by
March 25, 2026
1 min read

‘Java e Gruas’: Haxhiu nis fjalimin, Osmani del nga salla

Presidentja e vendit deklaratat i bëri në organizimin “Java e Gruas”, një ngjarje që ajo e ka cilësuar si shumë të rëndësishme, sidomos në prag të përfundimit të mandatit të saj si shefe e shtetit.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është larguar nga salla ku po mbahet organizimi ‘Java e Gruas’ pasi kryekuvendarja Albulena Haxhiu, ka nisur fjalimin.

Klan Kosova po e përcjellë nga afër këtë ngjarje, ku sipas gazetares Altiana Zogaj, e para e shtetit doli, ndërsa Haxhiu nisi të flas.

Kjo e fundit, ka komentuar edhe çështjen e anëtarëve të partive politike në Komisionin Qendror Zgjedhor, duke iu referuar rastit të Rashit Qalajt (PDK), transmeton Klankosova.tv

“Kërkojmë sqarimin nga Gjykata Kushtetuese sepse as në vitet e kaluara, në kohën e z.Hashim Thaqi e as në vitin 2021 s’ka qeneë e sqaruar mirë. Kete radhë kemi ngritur çështjen mbi një tjetër bazë ligjore dhe do të shohim se si do të vijojë në vazhdim kjo çështje, nuk ka ndodhur vetëm me anëtarin e PDK-së, njëjte u veprua edhe me një nga VV” – tha Haxhiu.

Latest from Blog

Go toTop