Ekspozita “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, e vendosur në sheshet e Prishtinës, mbrëmë ka ngjallur reagime të shumta, madje disa qytetarë kanë dal duke fshehur të dhënat e pasakta për viktimat në Burgun e Dubravës dhe ato në Krushën e madhe.
Gjatë mbrëmjes, në rrjetet sociale janë publikuar video ku shihet se disa qytetarë kanë ndërhyrë në mënyrë simbolike në ekspozitë, duke mbuluar pjesë të caktuara të materialeve informuese.
Në një prej rasteve, një qytetar ka vendosur një letër të bardhë mbi të dhënat për Masakrën në Burgun e Dubravës, ku thuhej se 48 të burgosur shqiptarë figuronin si persona të armatosur. Ky veprim është interpretuar si reagim ndaj asaj që konsiderohet si paraqitje e pasaktë e viktimave.