Screenshot
March 31, 2026
1 min read

Arrestohet një person, dyshohet për vjedhje të rëndë në një argjendari të Prishtinës

Është arrestuar një person në Prishtinë, i dyshuar për vjedhjen në një argjendari në rrugën “Agim Ramadani” më 19 janar të këtij viti.

Policia ka bërë të ditur se në koordinim më prokurorin e shtetit, hetuesit policor kanë kryer edhe bastisje në dy lokacione, ku kanë arritur të gjejnë dhe sekuestrojnë një automjet që dyshohet se është i përfituar nga vepra penale, një armë zjarri dhe gjësende te tjera, transmeton Klankosova.tv.

Personi i dyshuar me vendimin e prokurorit të shtetit është ndaluar në mbajtje përderisa hetuesit  janë duke vazhduar me veprime hetimore.

Burime të Klankosova.tv, kishin bërë të ditur se vlera e dëmit nga vjedhja në argjendari ishte llogaritur të arrijë rreth 600 mijë euro.

Latest from Blog

Go toTop