September 22, 2025
1 min read

Nis dëshminë në Hagë, ish-këshilltari i NATO-s

Ka nisur dëshminë britaniku John Stewart Duncan, i thirrur nga mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Duncan është dëshmitari i tretë që paraqitet në Dhomat e Specializuara të Hagës, në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së.

Javën e kaluar para trupit gjykues kishin dëshmuar James Rubin dhe Paul Williams.

Ndryshe, mbrojtja e Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së ka thirrur gjithsej 11 dëshmitarë përpara Dhomave të Specializuara në Hagë, të cilët do të paraqiten gjatë javëve në vijim.

Latest from Blog

Go toTop