April 3, 2026
1 min read

Deputetja e PDK-së ia largon flamurin kombëtar Kurtit gjatë fjalimit në Kuvend

Deputetja e Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Arbnora Salihu gjatë fjalës së kryeministrit Kurti ia ka larguar atij flamurin kombëtar nga foltorja e Kuvendit.

Salihu u afrua te kryeministri Kurti derisa ky i fundit po fliste për ndikimin ekonomik të rritjes së çmimeve dhe masat e Qeverisë së tij. Salihu në shenjë proteste largoi flamurin kombëtar, shkruan KlanKosova.tv.

Kujtojmë se sot në Kuvendin e Kosovës po diskutohet mbi pasojat ekonomike të rritjes së çmimit të naftës në vend.

Latest from Blog

Go toTop