April 6, 2026
1 min read

Shpërthimi i fuqishëm në Lezhë, policia thotë se bombola e gazit eksplodoi në një byrektore

Policia në Shqipëri është deklaruar në lidhje me shpërthimin e fuqishëm që ngriti në këmbë Lezhën pak para mesnatës.

Sipas policisë, ka shpërthyer një bombol gazi në një biznes.

Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme të shumta materiale në tre mjete të parkuara dhe 8 biznese ngjitur me vendngjarjen.

”Rreth orës 23:00, të datës 05.04.2026, në qytetin e Lezhës, në brendësi të një biznesi (lokal byrektore), në pronësi të shtetasit K. M., dyshohet se ka shpërthyer një bombol gazi.

Si pasojë, janë shkaktuar dëme materiale në lokal, janë dëmtuar xhamat e automjeteve të parkuara pranë tij, si dhe janë konstatuar dëmtime të jashtme në bizneset ngjitur”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po vazhdon intensivisht veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe të shkakut të shpërthimit, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit, raporton Top Channel.

Latest from Blog

Go toTop