Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë i Kuvendit të Kosovës është mbledhur sot në një mbledhje ku po shqyrtohet projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Bordin e Paqes.
19 shtete, përfshirë edhe Kosovën kanë hedhur firmat e tyre për themelimin e Bordit të Paqes në janar të këtij viti.
Bordi udhëhiqet nga presidenti amerikan, Donald Trump.