Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë i Kuvendit të Kosovës është mbledhur sot në një mbledhje ku po shqyrtohet projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Bordin e Paqes.
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje që janë pjesë e këtij komisioni kanë gjetur gabime në projektligjin e propozuar.
Bëhet fjalë për Nenin 2 paragrafi 2, ku pas këtij shqetësimi, është themeluar edhe një grup punues për shqyrtimin e projektligjit.
