by
April 15, 2026
1 min read

Rasti “Banjska”/ Kërkohet 1.5 milion euro dëmshpërblim për policin e plagosur

Në seancën gjyqësore për rastin “Banjska”, avokati Naim Rudari ka kërkuar dëmshpërblim në vlerë prej 1.5 milion euro për policin Alban Rashiti, për lëndimet që ka pësuar gjatë sulmit në Banjskë.

Kërkesa është paraqitur në kuadër të fjalës përfundimtare në procesin gjyqësor që po zhvillohet për këtë rast, transmeton IndeksOnline.

Ndërkohë, gjatë seancës së sotme ka përfunduar fjala përfundimtare e prokurorisë dhe avokatëve mbrojtës.

Seanca e radhës është caktuar për 20 prill, kur pritet të vazhdojë fjala përfundimtare e të akuzuarve dhe avokatëve mbrojtës.

Latest from Blog

Vijojnë punimet në urën mbi lumin Ibër

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit po vazhdon mbikëqyrjen e rregullt të projekteve infrastrukturore në terren. Sipas njoftimit, gjatë inspektimit të zhvilluar sot në urën që lidh Zhabarin me Gushacin, u konstatua se
Go toTop