August 12, 2026
1 min read

Përplasje fizike në Kuvend: Nagavci shtyhet me Bytyqin para syve të mërgimtarëve

Një incident fizik është shënuar sot në ambientet e Kuvendit të Kosovës, në një kohë kur tensionet mes deputetëve vazhdojnë të jenë të larta.

Gjatë një përplasjeje në sallë, deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, është përfshirë në një incident fizik me deputeten e LVV-së, Arbërie Nagavci, duke e shtyrë atë në përpjekje për ta larguar nga salla.

Ngjarja ka ndodhur në ditën kur Kuvendi ka hapur dyert për mërgimtarët, të cilët kanë qenë dëshmitarë të situatës së tensionuar.

Përplasja vjen në kuadër të krizës së vazhdueshme politike dhe moskonstituimit të Kuvendit, me partitë opozitare dhe LVV-në që kanë qëndrime të kundërta për vazhdimin e seancës konstituive.

Latest from Blog

Go toTop