Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, është përfshirë në një tjetër përplasje në sallën e Kuvendit, teksa po debatonte me deputetë të Vetëvendosjes.
Gjatë situatës, pjesëtarë të sigurimit kanë ndërhyrë për ta penguar Musliun, ndërsa deputetja u është kundërpërgjigjur me tone të ashpra.
“Mos më prek. Hera e parë dhe e fundit që më prek, ndryshe ndahesh keq”!
Përplasjet në Kuvend kanë vazhduar gjatë ditës, në prani të vizitorëve nga diaspora dhe të rinjve që ndodheshin aty për Ditën Ndërkombëtare të Rinisë.
Deputetët e PDK-së kanë shkuar në sallë duke kërkuar vazhdimin e seancës konstituive, ndërsa situata është shoqëruar me tensione dhe përplasje të vazhdueshme mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së.