22-vjeçari Rinor Zejnullahi do të varroset sot në fshatin Llaushë, pasi humbi jetën në një aksident të rëndë trafiku në Smrekonicë.
Aksidenti ndodhi në orët e para të së enjtes në rrugën Prishtinë–Mitrovicë, ku si pasojë e vetaksidentit humbën jetën dy të rinj, Rinor Zejnullahi dhe Qëndrim Xhemajli.
Ceremonia mortore për 22-vjeçarin do të nisë në orën 17:00, në Llaushë, ku familjarë, miq dhe të afërm do t’i japin lamtumirën e fundit.