Një aksident është regjistruar sot në zonën turistike të Komanit në Shqipëri, ku dy mjete lundruese të tipit skaf janë përplasur në afërsi të Lumit të Shalës.
Si pasojë e përplasjes, disa persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Sipas informacioneve paraprake, të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, policia dhe autoritetet përkatëse kanë nisur punën për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet që çuan në përplasjen e dy mjeteve lundruese.