Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur sot në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.
Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë, ndërsa personi i lënduar ka marrë trajtim mjekësor pas incidentit.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për kryeqytetin, Enis Pllana.
Sipas tij, me rastin po merret Trafiku i Kryeqytetit, ndërsa detaje të tjera lidhur me rrethanat e aksidentit pritet të bëhen të ditura pas hetimeve.