Protestat në Francë po shtrihen në lokacione të ndryshme, ndërsa studentët kanë bllokuar hyrjet e muzeut të famshëm të Luvrit në Paris, duke penguar hapjen e tij sipas orarit të zakonshëm.
Aksioni u organizua nga studentët e Shkollës së Luvrit, në shenjë mbështetjeje për lëvizjen mbarëkombëtare të të rinjve. Para muzeut u vendos edhe një pankartë me mbishkrimin: “Kemi kënaqësinë të njoftojmë se po bllokojmë muzeun më të madh në botë”.
Ndërkohë, protestat kanë sjellë edhe pasoja të tjera, me qindra persona të ndaluar dhe dëme të raportuara në disa sektorë.
Ministri francez i Drejtësisë, Gérald Darmanin, ka bërë të ditur se gjatë fundjavës policia ka ndaluar më shumë se 2,330 persona, prej të cilëve rreth 70 për qind ishin të rritur.
Situata në Francë mbetet e tensionuar, ndërsa protestat po vazhdojnë dhe autoritetet po ndjekin zhvillimet në terren.