Situata gjatë protestës është tensionuar më tej, pasi protestuesit u kanë vënë flakën kazanëve të mbeturinave në zonën e Piacës, me qëllim pengimin e lëvizjes së forcave të policisë.
Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, kazanët e djegur janë vendosur si pengesa në rrugë, në përpjekje për të vështirësuar avancimin e efektivëve drejt zonës ku janë grumbulluar protestuesit.
Zhvillimet e fundit kanë shtuar shqetësimet për përshkallëzimin e situatës dhe mundësinë e përplasjeve të mëtejshme mes protestuesve dhe forcave të rendit.
Ndërkohë, gjendja në terren mbetet e tensionuar, ndërsa situata po përcillet nga afër nga autoritetet e sigurisë.