October 20, 2026
1 min read

Zhurma dhe shpërthime të mundshme në Harilaq, FSK-ja njofton datat e ushtrimeve ushtarake

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të zhvillojë ushtrime dhe aktivitete ushtarake në fshatin Harilaq, në territorin e Komunës së Fushë-Kosovës, gjatë periudhës nga 13 tetori deri më 5 nëntor.

Sipas njoftimit, aktivitetet praktike janë paraparë të mbahen në dy data të veçanta:

  • 23 tetor – Ushtrime praktike që përfshijnë shpërthimin e minave artizanale.
  • 30 tetor – Ushtrime praktike me eksplozivë detarë.

Gjatë zhvillimit të këtyre aktiviteteve, banorët e zonës mund të vërejnë lëvizje më të shpeshta të pjesëtarëve dhe automjeteve ushtarake, si dhe të dëgjojnë zhurma e shpërthime që vijnë si pasojë e ushtrimeve.

Këto aktivitete janë pjesë e trajnimeve të rregullta të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ndërsa qytetarët njoftohen paraprakisht për zhvillimin e tyre në mënyrë që të jenë të informuar për situatën në zonën e Harilaqit.

Latest from Blog

Go toTop