Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka komentuar shpalljen e kandidaturës së tij për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), duke theksuar se në parti ka demokraci dhe procese zgjedhore demokratike.
I pyetur se si është pritur nga partia kandidatura e tij, Rama u përgjigj shkurt, duke vënë në pah rëndësinë e demokracisë brenda strukturave partiake.
“Këtu e di që kemi demokraci, a po. Zgjedhje demokratike”, ka deklaruar Rama.
Ndërkaq, lidhur me atë nëse kandidaturën e kishte diskutuar paraprakisht me strukturat e LDK-së, kryetari i Prishtinës bëri të ditur se kjo çështje ishte diskutuar më herët gjatë këtij viti.
“Kemi pas moti në janar”, u shpreh ai.