October 20, 2026
1 min read

Ndahet nga jeta në moshën 39-vjeçare aktorja e njohur e serialit “Rebelde”

Aktorja dhe këngëtarja braziliane Lua Blanco, e njohur për rolin e Roberta Messi në versionin brazilian të serialit të njohur “Rebelde”, ka vdekur në moshën 39-vjeçare, më 18 tetor 2026, pas një beteje me kancerin gjatë muajve të fundit të jetës.

Lajmi për vdekjen e saj u bë i ditur nga familja përmes rrjeteve sociale, duke bërë të ditur se aktorja ishte e rrethuar nga dashuria dhe përkujdesja e njerëzve të saj të afërt gjatë periudhës së sëmundjes.

Ndarjen e saj nga jeta e ka konfirmuar edhe vëllai i saj, Daniel Blanco. Familjarët nuk kanë dhënë detaje të tjera lidhur me gjendjen e saj shëndetësore, ndërsa deri më tani nuk janë bërë të ditura informacione të hollësishme për ceremoninë mortore.

Në mesazhin e tyre, familjarët kanë shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e Lua-s, duke theksuar se ajo i kaloi muajt e fundit e rrethuar nga dashuria e familjes dhe miqve.

“Me hidhërim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të motrës sonë të dashur, Lua Maria Blanco. Ajo kishte luftuar me kancerin në muajt e fundit të jetës së saj dhe gjatë asaj kohe ishte e rrethuar plotësisht nga dashuria e familjes dhe miqve të saj. Ajo ndërroi jetë në paqe, e mbushur me dashuri dhe me besimin e fortë se po shkonte drejt e në duart e Zotit”, thuhet në njoftimin e familjes.

Lua Blanco u bë e njohur për publikun përmes rolit të saj në “Rebelde”, serial që i solli famë dhe e bëri të njohur për një audiencë të gjerë në Brazil.

Latest from Blog

Go toTop