October 21, 2026
1 min read

Përshkallëzohet situata para Kryeministrisë, hidhen molotovë dhe digjet një karrige

Pas disa orësh qetësie, kanë nisur tensionet e para para godinës së Kryeministrisë, ku protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike dhe molotovë në drejtim të ndërtesës.

Fillimisht, drejt Kryeministrisë është hedhur një kapsollë, ndërsa më pas situata është tensionuar me hedhjen e molotovëve. Protestuesit kanë vendosur gjithashtu në flakë një karrige.

Karrigia digjet në shenjë kundërshtimi ndaj thirrjes për dialog

Djegia e karriges është paraqitur si një veprim simbolik, në kundërshtim me thirrjen e kryeministrit Edi Rama për dialog.

Pas një periudhe të gjatë qetësie, zhvillimet e fundit kanë rikthyer tensionet në protestën e zhvilluar para Kryeministrisë.

Latest from Blog

Go toTop