Dy vajza në Nju Jork, njëra shqiptare 13 vjeçare dhe shoqja e saj kanë mbetur të vdekura, pasi, po bënin video mbi tren, derisa ai ishte në lëvizje.
Në fakt, në Amerikë ka kohë që po praktikohet një gjë e tillë, ku të rinjët po hipin mbi trena lëvizës dhe po bëjnë veprime si video, vallëzim apo lëvizje aerobike.
Policia ka kohë që po bën thirrje te prindërit dhe te të rinjët që ta ndalojnë këtë fenomen të rrezikshëm, pasi, po ka raste me fatalitet, siç është ky i 13 vjeçares shqiptare, Ebba Morina.
Ebba u varros në Bronks.