August 12, 2026
1 min read

Deliu-Kodra paralajmëron: “PDK do të jetë çdo ditë në Kuvend – deri në rikthimin e rendit kushtetues!”

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka deklaruar nga foltorja e Kuvendit se partia e saj do të vazhdojë të jetë e pranishme në Kuvend, duke kërkuar vazhdimin e procesit të konstituimit.

Ajo i ka bërë thirrje kryesuesit të seancës konstituive, Avni Deharit, që të thërrasë deputetët për vazhdimin e seancës, duke theksuar se kjo është detyrë e tij sipas rregullores së Kuvendit.

“PDK do të vazhdojë të bëj përpjekjet e saj për ta kthyer rendin kushtetues në Republikën e Kosovës… PDK do jetë përditë në Kuvend do jemi edhe sot brenda Kuvendit për të bërë thirrje dhe po e përsëris po i bëj edhe sot nga kjo foltore e Kuvendit thirrje kryesuesit të seancës plenare, z.Avni Dehari që ta thërras seancën siç e obligon rregullorja e Kuvendit”, tha ajo.

Latest from Blog

Go toTop