Dy aksidente trafiku janë raportuar në rrugën që lidh Prishtinën me Podujevën.
Sipas informacioneve fillestare, njëri aksident ka ndodhur në Lupç, ndërsa tjetri në fshatin Penuhë.

Deri më tani nuk janë bërë të ditura rrethanat që çuan në këto aksidente, ndërsa mbetet e paqartë nëse ka persona të lënduar.
Priten informacione të tjera për të sqaruar detajet e këtyre dy rasteve.
