by
March 11, 2026
1 min read

Dy raste të vjedhjes në Han të Elezit grabiten stoli ari, para dhe pushkë gjuetie

Dy raste të vjedhjes janë regjistruar në të njëjtën ditë dhe një të njëjtën orë në fshatin Pustenik të Hanit të Elezit.

Sipas policisë, në këto dy raste u vodhën para të gatshme, stoli ari dhe dy pushkë gjuetie.

“Fsh. Pustenik, Hani i Elezit / 10.03.2026 – 19:40. Është raportuar se persona të panjohur pasi kanë hyrë me forcë në shtëpinë e viktimës mashkull kosovar kanë vjedhur stoli ari dhe para të gatshme. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”.

“Fsh. Pustenik, Hani i Elezit / 10.03.2026 – 19:40. Është  raportuar se persona të panjohur pasi kanë hyrë me forcë në shtëpinë e viktimës mashkull kosovar kanë vjedhur dy pushkë gjuetie dhe ari.  Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e policisë.

Latest from Blog

Vodh në Durrës, kapet 45-vjeçari nga policia

Policia e Durrësit ka arrestuar një 45-vjeçar, i dyshuar për vjedhje me forcë në një farmaci, ndërsa rezulton se kishte precedentë të mëparshëm për të njëjtën vepër penale. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen
Go toTop