Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të vjedhjes së rëndë në Ferizaj.
Siç thuhet në raportin 24-orësh, persona të panjohur me forcë i kanë dëmtuar xhamin e veturës një burri në Ferizaj, ku nga aty viktimës i kanë vjedhur çantën e krahut në të cilën kishte pistoletë me dokumente (librezën dhe lejen e armës me leje përkatëse).
“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti nën hetime”, thotë PK.