August 12, 2026
1 min read

Hamza shpërthen për krizën në Kuvend: “Kuvendi nuk është pronë e Albin Kurtit!”

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka reaguar për situatën e tensionuar në Kuvend, ku vazhdojnë përplasjet mes deputetëve të PDK-së dhe Vetëvendosjes.

Përmes një reagimi, Hamza ka kërkuar që seanca konstituive të thirret urgjentisht, duke kundërshtuar çdo kushtëzim të saj me marrëveshje politike apo interesa partiake.

“Kuvendi nuk është pronë e Albin Kurtit dhe e Lëvizjes Vetëvendosje.

Pushteti duhet ta thërrasë urgjentisht seancën për konstituimin e tij. Konstituimi i Kuvendit është detyrim kushtetues dhe nuk mund të kushtëzohet me marrëveshje politike, kalkulime elektorale apo interesa personale të askujt.

Albin Kurti po e zvarrit procesin, sepse konstituimi i tashëm i Kuvendit ia prish kalkulimet politike. Sa më gjatë të mbahet vendi në këtë vakum institucional, aq më shumë hapësirë krijohet për skenarë të rinj politikë dhe zgjedhorë.

Kjo është kapje brutale e shtetit, shkelje e Kushtetutës dhe degradim i institucionit të të zgjedhurve të popullit. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk janë rekomandime që zbatohen vetëm kur i konvenojnë pushtetit.

Thirreni seancën. Respektoni Kushtetutën. Kuvendi duhet të konstituohet.

Nëse dikush mendon se mund ta mbajë Kosovën në anarki kushtetuese dhe ligjore për t’i realizuar kalkulimet e veta elektorale, gabon rëndë.

Kuvendi duhet të konstituohet tash, menjëherë”, ka shkruar Hamza.

Latest from Blog

Go toTop