August 12, 2026
1 min read

Haxhiu largohet nga konferenca pas përplasjes me deputetët

Ushtruesja e detyrës së Presidentit, Albulena Haxhiu, ka nisur një konferencë në hollin e Kuvendit, por është larguar pasi pranë saj janë afruar deputetë të PDK-së dhe AAK-së.

Deputetët kishin dalë në atë pjesë të Kuvendit për të kërkuar vazhdimin e seancës konstituive.

Haxhiu ka deklaruar se prania e deputetëve po ia vështirësonte mbajtjen e konferencës, ndërsa më pas është larguar nga foltorja.

Teksa po largohej, deputetët e PDK-së i kanë kërkuar që të thërrasë seancën konstituive dhe të mos largohet nga vendi.

Latest from Blog

Go toTop