January 29, 2026
1 min read

Herën e parë doli pa probleme, Plava do sërish ekzaminim psikiatrik – gjykata thotë ‘JO’

Mbrojtja e njërit nga tre të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt, Granit Plavës, para seancës së sotme kërkoi që këtij të fundit t’i bëhej edhe një ekzaminim shtesë, ndonëse një i tillë ishte kryer disa muaj më parë.

Megjithatë, kjo kërkesë u refuzua nga trupi gjykues.

Disa muaj më parë, në dokumentin e ekspertizës psikiatrike të Granit Plavës , thuhej se i akuzuari ishte i përgjegjshëm për veprën. Sipas raportit, ai në natën kritike nuk ka shfaqur asnjë element psikiatrik që do të mund të ndikonte në aftësinë e tij për të kuptuar dhe kontrolluar veprimet e tij.

Pos kërkesës së mbrojtjes së Granit Plavës, nga një të tillë veç e veç, pati edhe nga ana e Naim Murselit dhe Kushtrim Kokallës.

“Kërkesa që mbrojtja e Naim Murselit e kishte paraqitur ishte rikonstruimi i vendit të ngjarjes, ndërsa mbrojtja e Kushtrim Kokallës kishte kërkuar që të dëgjohet edhe një dëshmitar shtesë, dëshmitar i cili quhet Tafil Kokalla. Ndërsa mbrojtja e Granit Plavës ka kërkuar që të bëhej edhe një ekzaminim shtesë ndaj tij, por këto kërkesa të gjitha janë refuzuar nga trupi gjykues”, tha gazetarja Gramisa Latifi e cila sot e përcolli nga afër seancën në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Pos Granit Plavës, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt janë edhe Naim Murseli dhe Kushtrim Kokalla, ndaj të cilëve seanca e radhës do të mbahet më 11 shkurt.

Latest from Blog

Ministrja Pacolli: Të mbrojmë natyrën nga zjarret

Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka bërë thirrje për kujdes maksimal ndaj rrezikut të zjarreve në pyje dhe hamullore gjatë sezonit veror. Përmes një postimi në rrjetet
Go toTop