by
February 3, 2026
1 min read

Intervistimi për dyshime me manipulim votash, avokati Sylaj: Pas marrjes në pyetje, klienti im u lirua

Avokati Kadri Sylaj ka mbrojtur një të dyshuar në rastin e manipulimit të rezultatit të zgjedhjeve të parakohshme, e për çka tha se pas marrjes në pyetje ai është liruar.

“Unë kam qenë prej Odës së Avokatëve, i caktuar sipas detyrës zyrtare, me e mbrojt një të dyshuar nga Komuna e Vitisë. Intervistimi ka qenë në rregull. Nuk është ndaluar klienti, domethënë i dyshuari është liruar. Pastaj vazhdon procedura. Besoj që do të vazhdojë procedura dhe do të jem i angazhuar edhe deri në fund të procedurës me mbrojt klientin tim për të cilin kam qenë sot prezent kur është intervistuar“, tha ai.

Latest from Blog

Zhegrova nis stërvitjet me Juventusin

Juventusi ka nisur që sot përgatitjet për sezonin e ri 2026/27. “Bianconerët”, do të synojnë që të mospërsërin dështimet e sezonit të kaluar, ku dështuan që të kualifikohen në Ligën e Kampionëve.
Go toTop