December 30, 2025
1 min read

Këshillat e IKSHPK-së se si të mbrohemi nga gripi sezonal

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka dhënë disa këshilla se si të mbrohemi nga gripi sezonal.

IKSHPK-ja e cilëson atë si sëmundje akute infektive.

Disa prej këshillave janë: të lahen duart shpesh me ujë dhe sapun, të mbulohet goja dhe hunda kur kollitemi ose teshtimë, të shmangim kontaktin e ngushtë me persona të sëmurë, të qëndrojmë në shtëpi nëse jemi të sëmurë.

Ndër rekomandimet e tjera janë që të ushqehemi shëndetshëm dhe të pimë shumë lëngje e po ashtu që të vaksinohemi çdo vit kundër gripit sezonal.

Tutje, sipas këtij instituti, gripi sezonal te një numër i konsideruar i rasteve shkakton komplikime serioze shëndetësore, veçanërisht te fëmijët, te të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike.

Latest from Blog

Lumir Abdixhiku kandidat për President?

Tema e zgjedhjes së Presidentit, u diskutua edhe sot. Nga panelistët u dhanë versione të ndryshme rreth skenarëve dhe emrave që mund të propozohen. Gazetari Vullnet Krasniqi, bëri një supozim se lideri
Go toTop