by
March 4, 2026
1 min read

U shpall në kërkim dje, i dyshuari vetëdorëzohet në policinë e Gjakovës

Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e tij.

Në një njoftim, theksohet se pas intervistimit dhe procedurave të nevojshme policore, me vendim të prokurorit të Shtetit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Policia e Kosovës  ka falënderuar qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme dhe mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive ligjore për garantimin e rendit dhe sigurisë publike.

Latest from Blog

Presidenca pranon Ligjin për Dhomat e Specializuara

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pranuar Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës, i cili i është përcjellë Presidencës nga Kuvendi për procedurat e mëtejshme kushtetuese. Lajmin e ka konfirmuar Bekim
Go toTop