by
February 3, 2026
1 min read

Kosova, Kroacia dhe Shqipëria mbajnë një takim trepalësh në fushën e mbrojtjes

Në bazë të deklaratës së përbashkët trepalëshe, të nënshkruar në vitin 2025 nga ministrat e Mbrojtjes të Kosovës, Kroacisë dhe Shqipërisë, është mbajtur një takim trepalësh në nivelin e drejtorëve të Politikave të Mbrojtjes dhe Armatimeve.

Takimi u zhvillua në Kroaci dhe kishte për qëllim thellimin e bashkëpunimit ndërmjet tri vendeve në fushën e mbrojtjes, në përputhje me zotimet e dakorduara në deklaratën e përbashkët.

Deklarata përcakton katër fusha kryesore të bashkëpunimit të mëtejmë trepalësh, të cilat përfshijnë promovimin e bashkëpunimit në fushën e aftësive mbrojtëse dhe industrisë mbrojtëse, rritjen e ndërveprueshmërisë përmes arsimit, trajnimit dhe ushtrimeve të përbashkëta, adresimin e kërcënimeve hibride dhe forcimin e qëndrueshmërisë, si dhe ofrimin e mbështetjes së vazhdueshme dhe të plotë për integrimin euroatlantik.

Latest from Blog

Zhegrova nis stërvitjet me Juventusin

Juventusi ka nisur që sot përgatitjet për sezonin e ri 2026/27. “Bianconerët”, do të synojnë që të mospërsërin dështimet e sezonit të kaluar, ku dështuan që të kualifikohen në Ligën e Kampionëve.
Go toTop