Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancën e radhës të enjten, duke filluar nga ora 10:00. Në mesin e çështjeve që do të trajtohen është edhe formimi i komisionit për përzgjedhjen e kandidatëve për Bordin e Radio Televizionit të Kosovës (RTK).
Këtë e ka bërë të ditur kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e cila ka njoftuar se në rendin e ditës do të përfshihen edhe deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare për anëtarët e Qeverisë.
Haxhiu ka bërë të ditur gjithashtu se nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, është caktuar pjesë e grupit punues për harmonizimin e strategjisë shtetërore lidhur me procedurat që zhvillohen në Dhomat e Specializuara në Hagë.
Ndërkaq, gjatë mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit është diskutuar edhe për formimin e delegacioneve parlamentare, në prag të vizitës së një delegacioni të gjerë të Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Kosovë, e planifikuar për në fund të muajit.