Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, të cilin e ka uruar për marrjen e detyrës dhe i ka dëshiruar sukses në përmbushjen e mandatit të tij.
Gjatë takimit, palët kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes, si dhe për rëndësinë e komunikimit dhe koordinimit të vazhdueshëm.
Një vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe thellimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe KFOR-it, me synim forcimin e koordinimit dhe adresimin e çështjeve që lidhen me sigurinë.