October 20, 2026
1 min read

Nëntë ditë nga vrasja në Pogragjë, i dyshuari për vrasjen e djalit ende në arrati

Nëntë ditë pas vrasjes së rëndë që ndodhi në fshatin Pogragjë të Gjilanit, Ramiz Arifi, i dyshuar për vrasjen e djalit të tij, Bajram Arifi, vazhdon të jetë në arrati. Deri më tani, nuk ka informacione për vendndodhjen apo arrestimin e tij.

Ngjarja tragjike ndodhi më 11 tetor, kur 29-vjeçari Bajram Arifi dyshohet se u qëllua për vdekje me armë zjarri nga babai i tij.

Pas raportimit të rastit, ekipet emergjente dhe njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës dolën në vendin e ngjarjes. Ekipet mjekësore konstatuan vdekjen e të riut, ndërsa policia nisi hetimet për të zbardhur rrethanat dhe motivin e kësaj ngjarjeje.

Sipas informatave fillestare, pas të shtënave, i dyshuari ishte larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë të markës Suzuki.

Pavarësisht kalimit të nëntë ditëve nga rasti, ende nuk ka të dhëna të reja për lokalizimin e tij. Vendndodhja e të dyshuarit mbetet e panjohur, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.

Shënim: Të gjithë personat e përmendur në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Latest from Blog

Go toTop