February 18, 2026
1 min read

“Nuk i bie pishman asnjëherë”, Thaçi: U ktheva për të luftuar, populli po përballej me shfarosje

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi se nuk është pishman që u kthye në Kosovë për të luftuar pasi familja dhe populli po përballeshin me shfarosje.

Para trupit gjykues dhe prokurorisë, ai tha se ka bërë atë që do ta bënte secili shqiptar.

“Nuk mund të qëndroja indiferent. Vendosa të kthehem në Kosovë, në pranverën e vitit 1998. Ishte vendim personal i imi dhe i askujt tjetër. Nuk mund të qëndroja anash ndërsa familja dhe populli im përballej me shfarosje. Bëra atë që do ta bënte secili. Për këtë jam shumë krenar dhe nuk i bie pishman asnjëherë”, tha ai.

Latest from Blog

Mot i mirë edhe gjatë javës së ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java e ardhshme parashihet të jetë me mot të mirë, me intervale të gjata me diell. Në njoftimin e këtij instituti thuhet se
Go toTop