January 13, 2026
1 min read

Odat shëndetësore do të bëhen me një objekt të përbashkët

Oda e Farmacistëve të Kosovës ka njoftuar se është vendosur gurthemeli për ndërtimin e ndërtesës së përbashkët të Odave të Profesionistëve Shëndetësorë, një projekt ky që sipas Odës, ka rëndësi të veçantë që simbolizon unitetin, bashkëpunimin dhe vizionin e përbashkët për fuqizimin dhe avancimin e profesioneve shëndetësore në Kosovë.

Me këtë rast, kryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës, Kadri Bytyqi falënderoi donatorin për mbështetjen e dhënë në realizimin e këtij projekti, duke theksuar rëndësinë e veçantë që do të ketë kjo ndërtesë për funksionimin institucional, rritjen e bashkëpunimit ndërprofesional dhe zhvillimin e veprimtarisë së Odave të Profesionistëve Shëndetësorë.

“Ndërtesa e re do të shërbejë si adresë e përbashkët dhe si ‘shtëpia e dytë’ e të gjithë profesionistëve shëndetësorë, duke krijuar kushte më të mira për zhvillim profesional të vazhdueshëm, koordinim institucional dhe forcim të sistemit shëndetësor në vend”, citohet të ketë thënë Bytyqi.

Në ceremoninë solemne kanë marrë pjesë përfaqësues të lartë institucionalë dhe diplomatikë, përfshirë Ambasadorin e Dukatës së Madhe të Luksemburgut, Eric Dietz, ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia, kryetarin e Kryeqytetit, Përparim Rama, kryetarët e Odave të Profesionistëve Shëndetësorë, anëtarët e Këshillit Drejtues të OFK-së, si dhe përfaqësues dhe anëtarë të odave respektive. 

Latest from Blog

Go toTop