March 27, 2026
1 min read

Paga e 13-të del me 31 mars

Deputeti i LVV-së, Fatos Geci, i cili është edhe anëtar në Komisionin për Buxhet e Financa, ka thënë se rroga e 13-të do të shpërndahet me datën 31 mars.

Ai ka thënë se ka pasur informacione të pasakta lidhur me këtë dhe se paga e 13-të do të jepet në fund të këtij muaji.

“Njoftim për qytetarët

Rroga e 13-të do të shpërndahet të martën, më 31 mars, pasi që kohëve të fundit disa institucione dhe individë kanë shpërndarë informacione të pavërteta lidhur me këtë çështje. Urime!”, ka shkruar ai.

Latest from Blog

Go toTop