August 12, 2026
1 min read

Përplasje e fortë në Kuvend: Gola përballet me Musliun – “Kjo tregon paftyrësinë tuaj”

Deputeti i LVV-së, Ardian Gola, është përfshirë në një debat të ashpër në sallën e Kuvendit me deputetët e PDK-së, Përparim Gruda dhe Ganimete Musliu.

Gola ka reaguar ndaj kërkesës së deputetëve të PDK-së për thirrjen e seancës konstituive, duke rikujtuar se, sipas tij, të njëjtët deputetë më herët kishin kritikuar LVV-në për përpjekjet për konstituimin e Kuvendit pa një marrëveshje politike.

Ai ka akuzuar PDK-në për mungesë konsistence dhe argumentesh në qëndrimet e saj, ndërsa debati me Ganimete Musliun është përshkallëzuar.

“Ti në komunikimet private nuk ka fjalë të mirë në botë që nuk m’i thu edhe del këtu më bën drama mu edhe e godet kolegun tënd parlamentar, kjo tregon paftyrësinë tuaj… Më keni radikalizu edhe mu, merreni me mend, mu më keni radikalizu”.

Në anën tjetër, Musliu e ka quajtur Golën “kriminel”, duke pretenduar se ai dhe deputetë të tjerë të LVV-së kanë shkelur Kushtetutën.

Latest from Blog

Go toTop