Një përplasje verbale është shënuar në sallën e Kuvendit mes deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu, dhe ministres në detyrë të Drejtësisë, Donika Gërvalla.
Gjatë debatit, Musliu i ka drejtuar Gërvallës një deklaratë lidhur me ish-ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiq, duke pretenduar se ai e kishte falënderuar atë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Gërvalla i është kundërpërgjigjur Musliut, duke i kërkuar të mos bëjë deklarata të pavërteta publikisht.
Përplasja ka ndodhur gjatë zhvillimeve të sotme në Kuvend.