April 8, 2026
1 min read

Plagët nga Kaçavida ia shkaktuan vdekjen, del autopsia e gruas që u vra nga ish-bashkëshorti kosovar në Austri

Detaje të reja janë bërë të ditura nga krimi i rëndë që ndodhi të dielën në Austria, ku një 47-vjeçar nga Kosova, D.O, vrau ish-bashkëshorten e tij, Zoja Oroshi, 39 vjeçe.

Rezultatet paraprake të autopsisë tregojnë se viktima kishte tre plagë nga arma e zjarrit dhe plagë të shumta me thikë, të cilat shkaktuan vdekjen e saj. Plagët me thikë besohet të jenë shkaktuar nga një kaçavidë.

47-vjeçari nga Prizren, me banim në Austri, kishte qëlluar gjithashtu me një pistoletë nëntë milimetrash ndaj ish-bashkëshortes së tij, por të shtënat nuk rezultuan fatale. Pistoleta u konfiskua pasi dyshohet se ishte e paligjshme.

Ish-çifti, i cili kishte katër fëmijë të mitur, kishte pasur një grindje para krimit. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:30 të Pashkëve dhe viktima u gjet në kopshtin e një ndërtese banimi. Burri kontaktoi vetë policinë dhe u arrestua, duke pranuar vrasjen e gruas.

Familjarët e viktimës thanë se nuk prisnin një ngjarje të tillë, pasi Zoja dhe ish-bashkëshorti i saj ishin të divorcuar prej shtatë vitesh dhe viktima nuk kishte përmendur probleme të mëparshme me të.

Latest from Blog

Policia vendos kamera sigurie në Cërnicë

Komiteti Lokal për Siguri Publike (KLSP) në fshatin Cërnicë, në bashkëpunim meKoordinatorin e Projekteve për Komunitet dhe Parandalim DRP Gjilan, dhe Njësinë e Policisënë Komunitet dhe Sektor, Stacioni Policor Gjilan, kanë realizuar
Go toTop