September 24, 2025
1 min read

Policia e Kosovës mbetet ende pa autoambulancë pasi dështoi tenderi

Policia e Kosovës ka ndërmarrë pak ditë më parë një iniciativë për të blerë një autoambulancë, me qëllim përmirësimin e kapaciteteve logjistike dhe operacionale të saj.

Për këtë qëllim, fillimisht ishin ndarë mjete financiare në vlerë prej 90 mijë eurosh.

Në kuadër të procedurës së prokurimit, dy operatorë ekonomikë kanë dorëzuar ofertat e tyre për pajisje me autoambulancën. Megjithatë, pavarësisht interesimit, tenderi nuk është finalizuar me kontratë.

Sipas dokumenteve të prokurimit, aktiviteti është anuluar për shkak të një dispozite ligjore.

“Një dispozitë në Ligjin e prokurimit publik kërkon anulimin e aktivitetit të prokurimit”, thuhet në arsyetimin zyrtar për ndërprerjen e procesit.

Aktualisht mbetet e paqartë nëse do të hapet një procedurë e re për këtë blerje, apo kur mund të ndodhë një gjë e tillë.

Latest from Blog

Rezultatet e para në Deçan

KQZ pas përfundimit të votimit ka nisur edhe procesin e numërimit të votave në komunat e Kosovës. Në Deçan prin kryetari aktual Bashkim Ramosaj nga AAK-ja me 54.52 për qind, Jeton Mushkolaj
Go toTop