March 5, 2026
1 min read

Parandalohen mallra kozmetike të padeklaruara në kufirin e Vërmicës

Në pikën kufitare Vërmicë, zyrtarët e doganorë kanë parandaluar një rast të tentimit për futjen e mallrave të padeklaruara në territorin e Republikës së Kosovës, duke ndaluar për kontrollë një automjet që hynte në vend.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se pas pyetjes standarde nga ana e zyrtarit doganor nëse posedonte mallra për deklarim, drejtuesi i automjetit është përgjigjur negativisht.

Tutje thuhet se megjithatë, bazuar në analizën e riskut, automjeti është selektuar për kontroll në vijën e dytë.

“Gjatë kontrollit të detajuar, zyrtarët doganorë kanë zbuluar gjithsej 610 produkte të ndryshme kozmetike dhe të kujdesit personal, përfshirë produkte për kujdesin e lëkurës dhe flokëve, maska për fytyrë, si dhe parfume të markave të njohura”, thuhet në njoftim.

Po ashtu siç bëhet e ditur me këtë rast është konstatuar kundërvajtje doganore për mosdeklarim të mallrave, ndërsa ndaj rastit janë ndërmarrë veprimet procedurale në përputhje me legjislacionin doganor në fuqi.

“Dogana e Kosovës rikujton të gjithë udhëtarët dhe operatorët ekonomikë se çdo mall që tejkalon kufijtë e lejuar duhet të deklarohet pranë autoriteteve doganore, në mënyrë që të shmangen shkeljet ligjore dhe pasojat që rrjedhin nga to”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Latest from Blog

Go toTop