March 4, 2026
1 min read

Policia identifikon shoferët që po zhvillonin gara shpejtësie në magjistralen Pejë-Prishtinë

Të hënën, patrulla policore e angazhuar në kontrollin e trafikut rrugor në magjistralen Pejë–Prishtinë ka identifikuar dy drejtues automjetesh, të cilët po zhvillonin gara shpejtësie, duke rrezikuar seriozisht sigurinë në komunikacion.

Policia ka bërë të ditur se pas ndalimit dhe ndërmarrjes së veprimeve ligjore, njërit drejtues i është shqiptuar fletë-gjobë me procedim për Gjykatë.

Drejtuesit tjetër i është shqiptuar gjobë në vlerë prej 500 eurosh, 5 pikë negative, si edhe masë mbrojtëse sekuestrim i patentë shoferit për 1 vit.

“Policia e Kosovës do të vazhdojë me kontrolle të shtuara në të gjitha akset rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.

Shkeljet e tilla përbëjnë rrezik serioz për jetën dhe si të tilla do të trajtohen me tolerancë zero”, deklaron policia.

Latest from Blog

Lushtaku thotë se LVV po bënë loja dhe po viktimizohet

Deputeti i Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku ka deklaruar se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja, duke fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje për mungesë zgjidhjeje në procesin
Go toTop