Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pranuar Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës, i cili i është përcjellë Presidencës nga Kuvendi për procedurat e mëtejshme kushtetuese.
Lajmin e ka konfirmuar Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes, i cili ka bërë të ditur se veprimet lidhur me këtë ligj do të ndërmerren brenda afatit të përcaktuar me ligj.
“Kuvendi i Kosovës sot e ka përcjellë Ligjin për Dhomat e Specializuara në Presidencë. Presidentja Shiroka-Pula do t’i ndërmarrë veprimet e nevojshme brenda afatit ligjor”, ka deklaruar Kupina.
Më herët gjatë ditës, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ia kishte dërguar ligjin presidentes për dekretim.
Tashmë pritet që Presidenca të ndërmarrë hapat e radhës në përputhje me afatet dhe procedurat ligjore.