March 23, 2026
1 min read

Tahiri i AAK-së bën kërkesë që Qeveria të vendosë masa urgjente për situatën ekonomike

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Besnik Tahiri ka dorëzuar kërkesë në Ministrinë e Tregtisë për marrjen e masave urgjente për përballimin e situatës ekonomike në vend pas rritjes së shpejt të çmimit të karburanteve.

Në këtë kërkesë sugjerohen katër masa urgjente që duhet t’i marrë Qeveria e Kosovës për të evituar pasojat ekonomike si rrjedhojë e shtrenjtimit të derivateve.

Ndryshe, ekspertët e ekonomisë në vend kanë rekomanduar heqjen e aksizës së naftës dhe uljen e TVSH-së.

Në anën tjetër, vende si Greqia dhe Kroacia kanë prezantuar pako të masave ekonomike me anë të subvencioneve për të ndihmuar qytetarët në përballimin e shtrenjtimit të çmimeve si pasojë e konfliktit të fundit mes Iranit, Izraelit dhe SHBA.

Latest from Blog

Starmer: Ne e dinim për bisedimet SHBA-Iran

Kryeministri britanik Keir Starmer tha se Mbretëria e Bashkuar ka qenë në dijeni të bisedimeve midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit ditët e fundit. Duke iu drejtuar deputetëve, Starmer tha: “Për të
Go toTop