by
March 23, 2026
1 min read

Hoti takon përfaqësuesit e UNICEF-it, diskutohet bashkëpunimi për mbrojtjen sociale dhe mirëqenien e fëmijëve

Ministri i Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, z. Andin Hoti, u takua me Shefen e UNICEF-it në Kosovë, znj. Veronika Vashchenko dhe Specialistin për Politika Sociale në UNICEF, z. Dren Rexha.

Në takim u diskutua për prioritetet e Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, në fushën e punësimit, mbrojtjes sociale dhe shërbimeve për fëmijët dhe familjet, si dhe për drejtimet e përbashkëta brenda Programit të UNICEF-it 2026–2030.

Ministri Hoti theksoi se në fokus të MPFVLÇ-së është ndërtimi i një sistemi funksional dhe të qëndrueshëm të shërbimeve sociale, që i përgjigjet realisht nevojave të fëmijëve dhe familjeve, veçanërisht atyre më të cenueshme, dhe e falënderoi UNICEF-in për mbështetjen e deritanishme dhe dakorduam që bashkëpunimi të fokusohet në rezultate konkrete dhe të matshme në terren.

Latest from Blog

Zhegrova nis stërvitjet me Juventusin

Juventusi ka nisur që sot përgatitjet për sezonin e ri 2026/27. “Bianconerët”, do të synojnë që të mospërsërin dështimet e sezonit të kaluar, ku dështuan që të kualifikohen në Ligën e Kampionëve.
Go toTop